E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksione të gjera të forcave RENEA në Tiranë

Aksioni sapo ka nisur dhe sipas burimeve zyrtare pritet të zgjasë disa ditë duke u shtirë edhe në qytete të tjera të vendit.

Para disa minutash, në zonën e quajtur “Pallati me shigjeta” në kryeqytet, dhjetëra persona janë shoqëruar me furgona të policisë në komisariat ku janë bërë verifikimet e duhura.

Deri më tani nuk ka ndonjë person të arrestuar për përfshirje në krime të rënda, por verifikimet vazhdojnë. Postblloqet janë shtrirë në rrugët kryesore të kryeqytetit dhe pritet të vazhdojnë. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-10-07 11:53
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›