Berat, zhduket polici i paraburgimit
BERAT- Niset per ne pune, por zhduket pa gjurme efektivi i paraburgimit ne Komisariatin e Beratit. Gardiani Foto Buhali, banor i lagjes ''Kala", eshte larguar nga banesa qe prej dates 4 mars te ketij viti, nderkohe qe familjaret nuk dine asgje per fatin e tij. Alarmin per largimin pa adrese te 46-vjecarit, e ka dhene dje bashkeshortja e tij, nderkohe qe Drejtoria e Policise Berat ka organizuar menjehere punen per gjetjen e babait te dy femijeve. Buhali ishte nisur ne mbremje per te marre sherbimin ne turnin e trete, por diten tjeter polici nuk eshte kthyer me ne banese. Hetuesit dyshojne se Buhali mund te jete larguar me deshire, pasi ka terhequr edhe rrogen ne bankomat.
Denoncimi
Mesditen e djeshme, prane organit blu, Eli Buhali, bashkeshortja e punonjesit te policise, ka shkuar ne komisariat duke depozituar edhe denoncimin per humbjen e te shoqit. Ajo ka pohuar se Foto Buhali, ishte nisur per ne pune mbremjen e 4 marsit, pasi ishte turni i trete. "Deri pasditen e dates 6 mars (dje) Foto nuk ka ardhur ne shtepi dhe as nuk ka marre ne telefon per te thene se ku ka shkuar. Jam ne ankth se bashku me femijet", ka deshmuar 40-vjecarja ne komisariat. Burime zyrtare thane se eshte e vertete, qe Buhali kryente detyren e efektivit te paraburgimit ne komisariat dhe sipas denoncimit ka dale nga shtepia rreth ores 20:00. Sipas grafikut te punes, Buhali duhej te paraqitej ne pune mbremjen e 4 marsit dhe nuk eshte pare prej atij momenti. Policia deklaroi se mbremjen e 4 marsit Buhali nuk eshte paraqitur ne pune, ndersa duhet te merrte sherbimin, pikerisht ne oren qe ka denoncuar edhe bashkeshortja.
Policia
"Ne e kemi zevendesuar Foto Buhalin, ate mbremje me nje tjeter efektiv", deklaroi policia e Beratit per kete ngjarje. Nga deklarimet e shokeve te tij te punes, jane hedhur dyshime se 46-vjecari mund te kishte probleme shendetesore, ose familjare dhe eshte zevendesuar. Per gjetjen e tij, kane nisur kerkimet tek njerezit e afert apo ne zona ku mendohet se ndodhet. Bashkeshortja dhe femijet jane vene ne alarm per mos kthimin e tij ne banese. Fillimisht kane menduar se ai mund te kishte sherbyer ne pune dhe ne turnin tjeter, sic ndodhte ne ndonje rast emergjent. Por, pasi nuk eshte kthyer ne shtepi dhe nuk eshte pergjigjur ne telefonin e tij personal, bashkeshortja ka kerkuar ndihmen e policise.
Policia: Terhoqi rrogen para se te zhdukej
Verifikimet e kryera nga hetuesit e Policise se Beratit, kane arritur ne perfundimin se Foto Buhali, ka terhequr pagen e tij ne nje nga bankomatet dhe me pas, nuk eshte pare nga askush me 4 mars. Policia tha se ka shperndare informacionin me foton e 46-vjecarit ne te gjitha komisariatet e vendit. Buhali, baba i dy femijeve, punon prej vitesh si punonjes prane dhomave te paraburgimit ne Komisariatin e Policise Berat dhe njihet si nje nga punonjesit me te rregullt te ketij sektori. Dyshohet se ai mund te jete larguar me deshire nga banesa dhe puna qe kryente, ne kerkim te ndonje varianti me te mire, ose emigrimit jashte vendit.
Eriola Hazizolli