Bastiste dyqanet, pranga te miturit
Nje 16-vjecar ka perfunduar ne prangat e uniformave blu te Komisariatit te Krujes, nen akuzen e vjedhjes se nje pike gazetash dhe dy dyqaneve. Burime zyrtare bene me dije se i ndaluari eshte S. B., banues ne Kurbin. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 02:00 te mengjesit te dy diteve me pare, ndersa eshte kapur ne flagrance duke vjedhur nje kasetofon ne qytetin e Krujes. Pas hetimeve te kryera nga agjentet dhe verifikimit e gjurmeve te gishterinjve, i mituri rezulton te jete autor i vjedhjes se 38 mije lekeve si dhe te nje sasie te konsiderueshme kafeje e pije freskuese, ne lokalin e Sabri M., banues ne Kruje, ngjarje e ndodhur ne fund te muajt shkurt te ketij viti. Dyshohet se 16-vjecari ka kryer edhe nje tjeter vjedhje dyqani, po ne kete qytet.