E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ther te dashurin pasi e braktisi

Korce- Per nje dashuri te dyte ka braktisur familjen, por edhe kjo perpjekje ka deshtuar. Ne shenje hakmarrjeje per braktisjen, 40-vjecarja Majlinda Denasi dyshohet se ka tentuar te vrase, duke e plagosur rende me thike, ish te dashurin e saj, 32-vjecarin Roland Goskova. Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme, ne ambientet e lokalit bar-bufe qe eshte ne pronesi te 32-vjecarit. Burime zyrtare te policise bene te ditur se eshte arrestuar ne kushtet e flagrances 40-vjecarja Denasi, per akuzen e "tentatives se vrasjes, me pasoje plagosjen". Policia tha se me pare e dyshuara kishte pasur nje lidhje intime me te demtuarin, dhe pasi ishin ndare ka ndermarre veprimin agresiv.

Sipas hetimit te kryer dhe deshmise se 32-vjecarit, qe mbeti viktime e sulmit, Denasi, rreth ores 11:00, ka shkuar ne lokalin e Goskoves, qe gjendet prane stacionit te furgoneve te Tiranes dhe ka kerkuar te sqaroje disa mosmarreveshje qe kishin lindur mes tyre kohet e fundit. Goskova i eshte pergjigjur se mes tyre ka perfunduar gjithcka, prandaj edhe ajo nuk duhej te shkonte me qe ta takonte. Duket se Denasi, ka dale jashte kontrollit dhe pasi ka rrembyer nje thike qe gjendej ne banakun e lokalit, e ka goditur 32-vjecarin Goskova ne shpatull, duke i shkaktuar atij plagosje te rende. Policia ka mundur te arrestoje 40- vjecaren e deshperuar, duke i kerkuar edhe sqarime per ngjarjen. Sipas policise, gruaja ka shpjeguar para hetuesve se shkak ka qene xhelozia dhe hakmarrja, ndaj braktisjes qe i riu i kishte bere.

"Nuk mund te duroja qe te me linte, pasi per te, kisha braktisur familjen, bashkeshortin dhe femijet", mesohet te jete shprehur e dyshuara Majlinda Denasi. Tashme do te jete prokuroria qe do hetoje 40-vjecaren per vepren penale te "vrasjes se mbetur ne tentative, me pasoje plagosjen". Gjithashtu nga ana e spitalit te Korces mesohet se 32-vjecari iu nenshtrua nje nderhyrjeje kirurgjikale ne shpatull dhe gjendet jashte rrezikut per jeten.

Daniela Zisi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›