E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksioni "Monstër", gjashtë vjet burg për të shqiptarin

Gjykata Penale e Shkupit e ka denuar me gjashtë vite burg, Ibrahim Sejadini, i arrestuar në operacionin "Monstër" lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.

Sejadini u shpallë fajtor për shkak të armëmbajtjes pa leje, përpunim dhe tregtim me armë zjarri.

Në fjalën e tij para trupit gjykues, Sejadini ka theksuar se armët e gjetura në shtëpinë e tij i posedonte që para pesë viteve, të cilat i kishte blerë nga Kosova për një shumë parash prej 500 eurove. Ai ka thënë se qëllimi i blerjes ishte që ato më pas ti shesë në Maqedoni, por gjatë tërë asaj periudhe nuk kishte gjetur blerës.

Sejadini u arrestua më 1 maj në operacionin e policisë "Monstër" i dyshuar për pjesëmarrje në grupin për vrasjen e pesëfishtë të 12 prillit që ndodhi pranë Liqenit të Smilkovcit në Shkup.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›