E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria norvegjeze për Breivik: Ështe i çmendur

Prokurori përgjegjës për hetimet, Svein Holden, tha se ekzistojnë dyshime të forta në lidhje me aftësitë mendore të Breivik, prandaj ai duhet të kurohet në një qendër të shëndetit mendor dhe jo të dërgohet në burg.

Vendimi përfundimtar i gjykatës së Oslos për fatin e tij pritet të shpallet në muajin korrik ose gusht.

Breivik pranoi përgjegjësinë e sulmit me bombë në Oslo dhe atë me armë në Utoja, ku 77 persona mbetën të vrarë dhe 242 të plagosur, por ai refuzon të pranojë se këto vrasje përbëjnë krim.

Gjendja e tij psikologjike ndau në dy kampe mjekët gjatë fillimt të procesit të tij gjyqsorë, por kjo i dha të drejtë gjykatë të shprehet në fund të gjykimit nëse ai është i aftë apo jo.

Para disa javësh, Breivik u shpreh përpara trupit gjykues se ai do ta pranojë vendimin e autoriteteve vetëm nëse ai shpallet i aftë mendërisht.

Vrasja e 77 të rinjve është konsideruar si krimi më i rëndë në historinë e Norvegjisë në kohë paqeje. Ai e konsideron gjestin e tij si një “akt të lartë patriotik, i cili ka si qëllim të shpëtojë Norvegjinë nga rreziku i islamizimit dhe humbjes së identitetit përballë multikulturalizmit dhe globalizmit”.

/Start/E.G/

                                                                                             2012-06-21 18:01
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›