E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksa e çementos, deputetët e Kosovës: Mocion të jashtëzakonshëm

Emin Gërbeshi bashkë me një grup prej 15 deputetësh të partive të ndryshme parlamentare do të insistojnë sot që të fusin në rend dite të Kuvendit të Kosovës shqyrtimin e një “mocioni të jashtëzakonshëm”, me anë të së cilit kërkohet shfuqizimi i vendimit të ministres së Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, për vënien e taksës prej 35 % të çimentos së importuar.

Të njëjtit tashmë kanë iniciuar edhe kërkesën për interpelancë të ministres Kusari-Lila, dhe janë në pritje të përmbushjes së afateve kohore që përcaktohen me Rregullore të Punës së Kuvendit për paraqitjen e saj në Kuvend.

Gërbeshi, i cili vjen nga e njëjta parti me ministren e Tregtisë, është shprehur optimist se shumica parlamentare do ta vlerësojë të arsyeshme që “taksa e çimentos” të trajtohet në Kuvend para se ministrja të paraqitet në interpelancë, për faktin se çdo shtyrje e shfuqizimit të vendimit të MTI-së do të përshkallëzojë marrëdhëniet tregtare me Shqipërinë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›