E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermania: Përshpejtoni integrimin të shpëtojmë nga kriza

Në një intervistë të publikuar në të përditshmen franceze ''leFigaro'', ka deklaruar se diku është gabuar për krijimin e BE-së dhe mondhes së përbashkët euro, ndaj tashmë ajo që duhet të bëhet, është korrigjimi i gabimeve.

"Kriza ka shfaqur nevojën për përshpejtimin e integrimit. Një ndërtim i gabuar është kryer gjatë krijimit të monedhës unike. Politika ekonomike dhe financiare nga vendet evropiane nuk kanë qënë të kordinuara mjaftueshëm'', theksoi shefi i diplomacisë gjermane.
 
"Evropa është më shumë se një treg i përbashkët dhe një monedhë unike. Ajo është një komunitetit i afirmimit të kulturës tonë të përbashkët . Rikonfirmimi i projektit evropian është masa vendimtare për të rikthyer besimin dhe gjithashtu për të kapërcyer krizën e borxhit. Asnjë investitor nuk do të ndërtojë Evropën nëse nuk ndjen se Evropa beson në veten e saj dhe punon për të ecur përpara'', nënvizoi ai.

Në planin politik, Guido Uestervelle sugjeroi që çdo familje e madhe politike të paraqesë një kandidat të përbashkët në krye të listës për zgjedhjet e ardhshme evropiane.
 
“Kjo do të ishte në të mirë të Evropës, nëse kandidatët e ardhshëm në zgjedhjet parlamentare evropiane të prezantohen në të gjitha vendet dhe të bëjnë fushatë në mbarë Evropën. Nga kjo do të fitoheshin fytyra evropiane më familjare. Për këtë ne urojmë që familjet politike të paraqesin një kandidat në krye të listës së tyre të përbashkët'', theksoi Uestervelle.

/Start/E.G/

                                                                                             2012-06-22 10:37
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›