Aksioni anti-duhan në Fier, gjobiten 4 subjekte, kundërshtojnë pronarët

Në kuadër të aksionit anti-duhan, Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik në qytetin e Fierit, ka gjobitur 4 subjekte private me nje vlere qe shkon deri në 5 milionë lekë të vjetra. Sipas drejtoreshes se ketij institucioni, Shpetime Kalemi, kjo nisëm nuk është mirëpritur nga pronarët e bareve dhe restoranteve.
Ata kanë kundërshtuar inspektimin e specialistëve, madje disa prej tyre kanë kanë tentuar edhe të grisin procesverbalet e mbajtura. Gjithashtu Drejtoria e Shëndetit publik në Fier ka nisur edhe fazën këshilluese ndaj subjekteve, duke udhëzuar për vendosjen e postereva anti-duhan.
Sipas nëndrejtoreshës së Shërbimit Publik në Fier, Shpëtime Kalemi, si rezultat i konsumimit të duhanit si atij aktiv dhe pasiv sëmundshmëria është rritur me shifra alarmante. Ajo theksoi se aksioni për mos konsumimin e duhanit në ambjente publike do të vijojë deri ne permbushjen e ketij vendimi.