E Diel, 1 Nëntor 2026

Mrekullia ekonomike, banorët bllokojnë fabrikën e bakrit në Fushë Arrëz: Na punësoni

Fabrika e pasurimit të bakrit në Fushë Arrëz është kthyer në një mollë sherri mes banorëve atje dhe forcave të policisë mesditën e sotme.

Mësohet se gra, fëmijë dhe burra nga Nushaj e Palaj kanë bllokuar hyrjen e fabrikës, pikërisht në ndërrimin e turneve, me pretendimin se duan të punësohen pasi fabrika është në pronën e tyre, raporton Ora News.

Pa kësaj situate kanë ndërhyrë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për largimin e protestuesve, ku janë shënuar edhe përplasje mes tyre.

Banorët hedhin pretendimet se kompania turke që drejton fabrikën e pasurimit të bakrit po abuzon me ta, ndërsa theksojnë se prej 20 vitesh fabrika shkakton ndotje mjedisore.

Më tej ata shprehen të vendosur se do të vazhdojnë protestat deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›