E Diel, 1 Nëntor 2026

Romët në periferi të Korçës, jetojnë në kushte të mjerueshme, pa punë e pa shtëpi

Rreth 100 banorë të komunitetit rom jetojnë në kushte të mjerueshme në periferi të qytetit të Korcës. Prej 20 vitesh ata përballen me një varfëri ekstreme, pa shtëpi, pa punë dhe kushtet më minimale të jetesës.
 

Ata tregojnë vështirësitë në të cilat ndodhen prej kohësh, ndërsa sezoni dimëror është kërcënimi më i afërt për këto familje të pastreha.
Mungesa e një shkolle është një tjetër kërkesë e tyre, por kjo ngjason me luksin në kushtet kur ata luftojnë për ti shtuar dhe një ditë më tepër jetës së tyre.
 

Megjithëse me statusin e të pastrehëve, askush nuk mendon të paisë me banesa këta njerëz. Për më tepër që Bashkia e qytetit ka kohë që i ka harruar megjithë projektet për integrimin e romëve në shoqëri.
 
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›