E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pipero: Ja disa nga gabimet e mjekëve

Të gabosh është njerëzore. Por kjo vlen pak në rastin e mjekëve se një gabim rezulton fatal. Shpesh në spitalet shqiptare jemi ndeshur me fenomenin e gabimit mjekësor madje në disa raste janë kthyer në çështje të mëdha edhe juridike.

Po cila është arsyeja që bluzat e bardha vihen kaq shumë në shenjetër nga pacintët e tyre? Për drejtorin e politikave në Ministrinë e Shëndetësisë Pëllumb Pipero, janë disa faktorë që çojnë mjekët në gabim si psh: diagnostikimi dhe ndërhyrjet e gabuara dhe mungesa e profesionalizmit.
 

Shumica prej rasteve janë konsideruar gabime njerëzore por rastet kur gabimi vjen si neglizhentë apo mosdije vazhdojnë të përplasen në dyert e gjykatave.
 

Pipero thotë se shumë raste janë në gjykim dhe një mjek mund të dënohët që nga heqja e licensës deri në heqje lirie.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›