Taksistët në protestë kundër informalitetit
Biznesi i taksive në Shqipëri po shkon drejt falimentimit,kjo për shkak të informalitetit që egziston në këtë fushë. Për ketë arsye shoqata kombëtare e taksistëve ka organizuar një protestë për ti kërkuar autoriteve të ministrisë së brendshme dhe Bashkisë së Tiranë të luftojnë këtë fenomen.
Përfaqësues të shoqatës u shprehën se n.q.s kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh ato do të vazhdojnë protestat deri në plotësimin e plotë të tyre.
Në fund të protestës së tyre taksistët kërkuan edhe një takim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha,për të parë se si mund të zgjidhet ky problem.