Fond shtese per banoret e strehuar ne Kavalishence
Periudha e trajtimit te familjeve, te cilet humben shtepite e tyre ne Gerdec, gjate shperthimit te fabrikes se demontimit te armeve, do te kompensohet deri ne mesin e muajit qershor. Vendimi per te perfshire trajtimin edhe per nje muaj tjeter u miratua diten e djeshme ne mbledhjen e qeverise. Vendimi i meparshem i Keshillit te Ministrave percaktonte se familjet, te cilat po akomodoheshin ne Shtepine e Pushimit ne Durres ishte percaktuar deri me daten 1 maj te ketij viti. Por, tashme ky afat eshte shtyre dhe qeveria ka vendosur te kompensoj edhe per nje muaj shtese. Kjo meqenese numri i familjareve te trajtuar prane Shtepise se Pushimit ka ardhur duke u reduktuar, pas miratimit te fondit per pagese qiraje, efektet financiare per shtyrjen e periudhes se trajtimit deri me daten 15 qershor, nuk jane ne shume te konsiderueshme dhe per rrjedhoje jane parashikuar per t’u mbuluar me buxhetin e miratuar per Ministrine e Brendshme per vitin 2008. Qeveria, ne te gjitha mbledhjen qe ka zhvilluar kohet e fundit, ka marre vendime te njepasnjeshme ne favor te banoreve te demtuar nga shperthimi teknologjik i Gerdecit, duke akorduar fonde shtese per perballimin e kesaj tragjedie. Njeheresh, jane aplikuar dhe dhenia e qirave, e cila vijon per gjashte muaj per nje pjese dhe 12 muaj per ata me te demtuarit.