E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agjenci per administrimin e pasurive te sekuestruara

Pasurite e sekuestruara nga Ministria e Financave dhe Gjykata e Krimeve te Renda arrijne vleren e 2.7 miliarde lekeve dhe tashme do te administrohen nga nje agjenci e vecante, qe do te jete ne varesi te Ministrise se Financave. Keshtu qeveria mori dje vendimin per ngritjen e agjencise se Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara, e cila do te kete detyren e nje administrimi sa me te mire te ketyre pasurive te sekuestruara, te cilat jane ne formen e pasurive te patundshme dhe ne vlera monetare. Aktualisht, ne vend jane konfiskuar pasuri te patundshme dhe vlera monetare, te cilat me nje perllogaritje te perafert shkojne rreth 2.7 miliarde leke, nga te cilat rreth 1.2 miliarde jane pasuri te sekuestruara te financuesve te terrorizmit dhe pjesa tjeter pasuri e krimit te organizuar. Ne relacionin qe shoqeron kete vendim, theksohet se formalizimi i kesaj pjese te tregut dhe venia ne eficience e pasurive do te shkaktonin nje impakt pozitiv ne buxhetin e shtetit, qe i perkthyer ne shifra do te ishte rreth 100 milione leke ne vit. Nga ana tjeter, duke konsideruar qe forcimi i shtetit ligjor perafrimi i legjislacionit me ate te vendeve te zhvilluara dhe permiresimi i kapacitete ekzekutive e organizative jane komponente, te cilet po shenojne rritje vit pas viti dhe kontrolli financiar mbi pasurite e paligjshme do te kete nevoje per kapacitete shume me te medha. Ne draftin e miratuar dje nga qeveria, kjo agjenci paraqitet si nje institucion buxhetor ne varesi te ministrit te Financave. Po keshtu, agjencia parashikohet te kete nje buxhet me vete. Ky buxhet perbehet nga shpenzimet per mbajtjen dhe funksionimin e agjencise dhe shpenzimet per administrimin e pasurive te sekuestruara dhe te konfiskuara. Ne draftin e qeverise parashikohen edhe detyrat e pergjithshme te administratorit te pasurise, Pasurite e Sekuestruara dhe te Konfiskuara, te cilat jane objekt i veprimtarise se agjencise merren ne administrim kundrejt nje akti te marrjes ne dorezim, te mbajtur nga perfaqesuesit e autoritetit qe ka vendosur sekuestron, perfaqesues te Agjencise dhe administratorit te Pasurise. Ne fund te cdo viti financiar, agjencia pergatit dhe i paraqet ministrit te Financave raportin financiar permbledhes se veprimtarise, raport i cili me pas kalon ne Keshillin e Ministrave. Ky projektvendim paraqitet ne qeveri per t’i hapur rruge administrimit te pronave te sekuestruara dhe te konfiskuara ne zbatim te 2 ligjeve te paketes anti-mafia. Projekti e sheh administrimin e pasurive te sekuestruara dhe te konfiskuara si nje hallke te rendesishme ne luften kunder financimit te terrorit dhe krimit te organizuar. Fatjona Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›