E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kritere per licencat minerare

Qeveria ka vendosur kritere dhe kerkesa te reja qe duhet te plotesojne personat fizike dhe juridike, per t’u pajisur me leje profesionale per sa i perket veprimtarise te shfrytezimit te burimeve minerare ne fushat, projektim dhe drejtim teknik te aktivitetit minerar. Keshtu, sipas draftit te ri, per t’u pajisur me leje profesionale nga Agjencia Kombetare e Burimeve Natyrore sipas kategorive perkatese, keta persona do t’iu nenshtrohen procedurave te testimit te organizuara nga kjo agjenci. Organizimi i procedurave, perberja e komisionit te testimit dhe pagesa e anetareve te ketij komisioni percaktohen ne rregulloren e miratuar nga ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes. Ky projekt synon heqjen e te gjithave kerkesave te teperta ne licencimet ne kete fushe.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›