E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksioni i antidrogës, asgjësohen 1050 rrënjë kanabis

Uniformat blu të antidrogës së Delvinës kanë bërë zbulimin dhe asgjësimin e rreth 1050 rrënjësh kanabis sativa. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se operacioni është shtrirë në fshatin Vergo, në vendin e quajtur "Pigadhe". Kultivuesit, ende anonimë për policinë, kanë krijuar disa parcela në malin mbi këtë fshat. Sipas Klodian Jasharit, shef i policisë së rendit dhe sigurisë publike në Komisariatin e Policisë së Rendit, ky është aksioni i parë për këtë vit që bëhet në kuadër të evidentimit dhe asgjësimit të parcelave të mbjella me bimë narkotike në rrethin e Delvinës. Nga ana e policisë, po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të veprës penale të konsumuar, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës për kultivimin e 1050 rrënjëve të bimës narkotike. Në këtë rajon, gjatë vitit 2008 u zbuluan rreth 1900 rrënjë, ndërsa kjo është sasia e parë e zbuluar për vitin 2009.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›