E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Do shtrojmë rrugët bregdetare brenda 2010-ës

Në turin e tij paselektoral, kreu i qeverisë, Sali Berisha, premton se do të shtrojë brenda vitit 2010 të gjitha rrugët që lidhin shqiptarët me qytetet bregdetare. Premtimi i Kryeministrit Berisha është bërë në Vlorë, ku mori pjesë në inaugurimin e rrugës Peshkëpi-Ura e Drashovicës. "Me ndërtimin e infrastrukturës në të gjithë zonën e bregdetit Jon kushtet për turizmin bëhen gjithmonë e më të mira dhe më të lakmueshme. Ne jemi të vendosur që brenda vitit 2010 të kemi përfunduar tërësisht asfaltimin e të gjitha rrugëve, rrugicave të fshatrave në të gjithë zonën turistike", deklaroi Berisha. Kryeministri e cilësoi Vlorën si një nga potencialet më të mëdha të mbarë Shqipërisë. Sipas tij, në katër vitet e ardhshme do të investohet më shumë se në 20 vitet e shkuara. Kryeministri theksoi gjithashtu vendosmërinë e qeverisë për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale, duke u krijuar atyre kushte dhe shërbime të njëjta me lagjet e qyteteve dhe duke mbështetur e nxitur prodhimin e fermerëve. Një tjetër aspekt ku do të mbështetet fuqishëm qeveria, tha Kryeministri Berisha, është turizmi.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›