Aksioni i policisë bashkiake, prishet pallati 5 katësh
TIRANË- Policia bashkiake e Tiranës ka ndërmarrë aksionin për prishjen e një ndërtese 5 katëshe tek rruga e Kavajës.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Bashkiake Florenc Hoxha u ka bërë thirrje qytetareve të respektojnë ligjin dhe të mos ndërtojnë pa leje. Ndërkohë Hoxhaj bëri me dije se janë konstatuar mbi 330 raste të dnërtimit pa leje, nsërkohë që ka theksuar se bashkia do zbatoje ligjin.
“Bashkia e Tiranës po zbaton Ligjin. Jemi të vendosur dhe ligji do të sundojë në territorin e kryeqytetit. Kemi konstatuar dhe bllokuar mbi 300 raste të tjera të ndërtimit informal. Zbatimi i ligjit do të jetë i vazhdueshëm dhe do të kthehet në rutinën e përditshme të punës. Ju bëjmë edhe një herë thirrje qytetarëve, të bashkëpunojnë me Policinë Bashkiake si dhe u bëjmë thirrje qytetarëve, të mos ndërtojnë pa leje. Ligji do të zbatohet në mënyrë rigoroze, sepse ligji i shërben qytetit, i shërben qytetarëve”,- u shpreh drejtori i policisë Bashkiake, Florenc Hoxha.
Ai ritheksoi se aksioni do të vazhdojë, deri në kthimin në gjendjen fillestare të hapësirave në qytet. Policia Bashkiake do të kujdeset, edhe për pastrimin e territorit nga inertet .
(e.m/BalkanWeb)