Aksioni, kapet një sasi e konsiderueshme droge

Foto Ilustruese
GJIROKASTER- Një sasi ende e papërcaktuar droge, por e konsiderueshme është sekuestruar sot nga policia në Gjirokastër.
Sekuestrimi është bërë gjatë një operacioni policor në aksin Jorgucat- Muzinë Bistricë. Droga u gjet në një automjet furgon, tip Volkswagen me targa IEM 6118. Policia tha se ne furgon ndodhen disa çanta me lende narkotike, ndersa po punohet per percaktimin e sasise.
Pasi kanë devijuar rrugën kryesore në Muzinë, autorët kanë braktisur furgonin me ngarkesë tek ish miniera e kripës.
Ata mundën të largoheshin në drejtim të pyllit. Mësohet se droga kishte dalë nga Lazarati dhe kishte për destinacion, Sarandën.
Policia po punon për kapjen e poseduesve të drogës, ndërsa hetimet vazhdojnë për të identifikuar të gjithë rrjetin e transportit.
Me heret gjate dites, nje tjeter sasi droge eshte sekuestruar ne Portin e Durresit, rreth 720 kg.