Berisha: Rama shkon si bllokues në Afrikë

Berisha parashtroi në mbledhjen e qeverisë dy ligje të rëndësishme, atë për nëpunësin civil dhe atë për administratën publike, që janë pjesë e kritereve të Bashkimit Evropian.
“Shkon natyrisht duke pasur përgjegjësinë e rëndë, duke qenë i regjistruar në librin e zi evropian dhe botëror të korrupsionit, sepse bllokove edhe imunitetin më 6 gusht. Qeveria është e vendosur të bëjë gjithçka për përmbushjen e detyrimeve të saj, ndonëse ligji për nëpunësin civil kërkon 3/5-t. Ky ligj është hartuar me një konsulentë 4 vjeçare. Disa ndërhyrje janë të domosdoshme, ndonëse ekspertët nuk kanë sugjeruar një ndarje të këtij shërbimi nga politika, por në disa vende perëndimore ekziston, ne duhet t’i përmbahemi këtij parimi. Mirë është që ky shërbim të qëndrojë jashtë betejave politike”, tha Berisha.
Ai solli rastin e sekretares amerikane të Shtetit, Hilary Clinton, e cila nuk do të marrë pjesë në Konventën e Demokratëve, çka sipas kryeministrit, tregon se detyra e saj qëndron mbi partinë, pavarësisht se votën e jep për Barak Obamën. “Shërbimi civil mund të qëndrojë apartiak dhe mund të qëndrojë larg fushatave partiake, sepse do të dëmtohej në angazhimin e fushatave elektorale”, tha Berisha. Ai shtoi se “ligji i administratës publike është hartuar me një ekspertizë të gjerë dhe jep një bazë ligjore të re për funksionimin e administratës civile. Të dyja ligjet qartësojnë kriteret e rekrutimit në këto shërbime dhe japin atributet përkatëse punonjësve të shërbimit civil”. Më tej, Berisha foli edhe për investimet në hidrocentrale. /Start/
2012-08-29 12:25