Qeveria i jep 13 mln lekë shtesë Presidencës
Ndër vendimet e miratuara sot në Mbledhjen e Këshillit të Ministrave është edhe ai për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2012 për Presidencën. Këështu me kërkesë të ministrisë së Financave, Presidencës, në buxhetin e miratuar për vitin 2012 i shtohet fondi prej 13 000 000 (trembëdhjetë milionë) lekësh, për shpenzime korrente.
Vendimi është marrë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, t렠 ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë, dhe të nenit 13, të ligjit nr.10 487, datë 5.12.2011, Për buxhetin e vitit 2012, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave.
Fondi në fjalë do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2012, dhe vendimi hy në fuqi menjëherë.
Shtypi pati akuzuar ish Presidentin, Bamir Topi për shpenzime kolosale në pak ditë, duke i lënë një gropë të madhe financiare pasardhësit të tij, Bujar Nishani.
Sipas të dhënave të shtypit, Topi kishte harxhuar plot 40 milionë lekë nga 47 milionë që është buxheti i akorduar për institucionin e kreut te shtetit, për shpenzime operative, udhetime apo aktivitete të tjera.