E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: Konventa e LSI-së më 27-28

 Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, z. Vasili u shpreh se Konventa Kombëtare e LSI-së e parashikuar për tu mbajtur në fund të shtatorit do të organizohet më 27 dhe më 28 tetor të këtij viti.

Sipas nënkryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim një vendim i tillë i marrë nga LSI është bërë për shkak të një kërkesë të Lëvizjes Rinore për Integrim dhe Lëvizjes së Gruas për Integrim të cilët kërkuan më shumë kohë në dispozicion për ta organizuar në mënyrë sa më të plotë përfaqësimin e tyre.

“Ju e dini që ka një vendim  të rëndësishëm të Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim për mbajtjen e Konventës Kombëtare të saj në fund të shtatorit. Por, ju e di që për herë të parë, dhe kjo është një risi në politikën shqiptare, ne kemi aplikuar një skemë përfaqësimi politik të Lëvizjes Rinore për Integrim por edhe të Lëvizjes së Gruas për Integrim më të gjerën që ka aplikuar ndonjëherë politika shqiptare në 20 vitet e saj të pluralizmit. Kjo risi është e rëndësishme por njëkohësisht kërkon edhe një punë shumë të madhe dhe organizim të përsosur të të gjitha elementeve të saja”, tha ai. /Start/

                                                                                             2012-08-29 12:38
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›