Greqia mund 2-1Nigerinë, fitorehistorike në Botëror
AFRIKE E JUGUT- Greqia arriti fitoren e parë në një Kupë Bote, duke mposhtur 2-1 Nigerinë në takimin e dytë të grupit B. Helenët kanë ndryshuar jo pak në stilin e tyre, duke mos luajtur më në mbrojtje, por duke u munduar të krijojnë diçka edhe në sulm. Fitorja e fut skuadrën e Oto Rehagel në valle për kualifikimin, por në ndeshjen e fundit asaj i duhet të ndeshet me Argjentinën, një nga skuadrat më të forta të këtij Botërori. Përsa i përket ndeshjes, nigerianët shënuan të parët në minutën e 16-të me anë të Uçes me një goditje dënimi, por edhe këtë herë skuadrat afrikane kanë treguar problemet e zakonshme në administrimin e rezultatit. Një moment deciziv i takimit ishte minuta e 33-të, kur Kaita ngriti shkelmin ndaj Torosidhis.
Arbitri kolumbian Oskar Ruiz nuk e fali, duke e nxjerrë jashtë me karton të kuq. Rehagel hodhi në fushë edhe sulmuesin Samaras dhe shumë shpejt loja ndryshoi. Salpingidhis pati menjëherë një rast të artë, por gaboi. Megjithatë ai nuk e bëri këtë në minutën e 44-t, kur me një goditje nga kufijtë e zonës, mposhti portierin nigerian. Pjesa e dytë është luajtur në portën e skuadrës afrikane, por për çudi rastin më të mirë e pati Nigeria, me anë të Obasit. Me portën e boshatisur ai e dërgoi topin jashtë, duke mos arritur dot të shënojë. Në minutën e 71-të, Greqia gjeti golin e avantazhit me anë të mbrojtësit të majtë Torosidhis, që duke përfituar nga një grushtim i portierit të Nigerisë, e dërgoi topin në rrjetë. Me këtë fitore Greqia u ngjit në kuotën e 3 pikëve në grup, megjithatë ka pak shanse për të kaluar më tej, duke qenë se do të ndeshet më 22 qershor ndaj Argjentinës.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rezultatet live ne faqen e FIFA-s