Lavazh brenda oborrit të QSUTDashi: Pjesë e planit rregullues
TIRANE- Biznesi i lavazheve ka gjetur terren edhe në Qëndrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Zhurma e pompave të ujit por edhe nga muzika e makinave që presin radhën për tu larë, janë shqetësimet më të reja të pacientëve të QSUT-së.
Lavazhi ka nisur punën prej 10 ditësh dhe është me leje të drejtorisë së QSUT-së. Drejtori, Ilir Dashi thotë se lavazhi është pjesë e një plani rregullues që po ndërmerret për sistemimin e ambienteve të jashtme të spitalit.
“Ka një plan rregullimi të territorit që është për të sistemuar gjithë vendet e parkimeve, sheshet, rrugët sipas standardeve të duhura. Kjo pikë lavazhi e ngritur për nevojat tona të brendshme jo vetëm që nuk e prek, por është në funksion të këtij plani rregullimi” shpjegon Dashi.
Qëndra Spitalore Universitare, më e madhe në vend, duket sikur është kthyer në një qendër tregtare, ku mund të gjesh gjithcka që nga lokalet, fast food-et apo shitësit ambulantë.
(e.n/News24/BalkanWeb)