E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksioni politik i opozitës, Rama takim me aleatët

Në ditë pasi opozita mori pjesë në seancën e parë plenare të sesionit të ri, kreu i Partisë Socialiste ka thirrur tryezën e partive aleate për të diskutuar në lidhje me aksionet e opozitës.
 

Takimi do të zhvillohet rreth orës 13:00 ndërsa pritet që pas tryezës opozita të dalë edhe me një qëndrim të përbashkët në lidhje me aksionin politik që do të ndërmarrë.
 

Ndërkohë ditën e djeshme kreu i Partisë Socialiste deklaroi se opozita nuk do të kushtëzojë aksionin e saj me ndryshimet kushtetuese.

“Kushtetuta s`ndërrohet me pahir dhe ne s`ia lidhim duart vetes, duke kushtëzuar aksionin tonë politik me ndryshimet e nevojshme në Kushtetutë. Populli le të dëgjojë, të shohë dhe të gjykojë se kush kërkon të bëjë shtet për të gjithë e kush synon ta bëjë shtetin vegël sundimi mbi të gjithë” ka theksuar Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›