E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aktakuzë për shkak të “lidhjes me heroine”

Një ekip i përzier i Prokurorisë Speciale të Kosovës në Gjykaten Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzën kundër personave të dyshuar për kriminalitet të organizuar dhe trafikim me drogë në Gjermani.

Ekipi i përbërë nga dy prokurorë, një i EULEX-it e tjetri nga Prokuroria e Kosovës, ka ngritur aktakuzën për furnizimin e paautorizuar, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e substancave të rrezikshme dehëse dhe kriminalitet të organizuar, thuhet në komunikatën e misionit të BE për sundim të ligjit.

Tani i pandehuri, është përgjegjës për organizmin e trafikimit të disa dërgesave të heroinës nga Kosova në Gjermani gjatë vitit 2012 në bashkëpunim me persona të tjerë si dhe shfrytëzues të drogës bazat e të cilëve ishin në Kosovë dhe Gjermani.

I dyshuari dhe të tjerët nga ky zingjir kanë formuar grupin kriminal ndërkombëtar me ç'rast nga aktivitete të paligjshme kanë arritur deri te përfitime të mëdha.

EULEX-i nuk ka zbuluar emrin e te akuzuarit.

/Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›