E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli kundër zgjedhjeve

Disa politikanë serb nga parti të ndryshme opozitare në Serbi, kanë themeluar të ashtuquajturin Komision për mbrojtjen e Kosovës. Qëllimi i tyre është fushata për ndalimin e serbëve të Kosovës të dalin të votojnë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

I ashtuquajturi Komision për mbrojtjen e Kosovës u themelua nga Slobodan Samarxhiq, sh-ministër në qeverinë e Serbisë, tani Drejtor i Studimeve Politike në Qendrën për Studime Liberale Demokratike në Serbi.

Ky këshill, i cili më shumë mund të karakterizohet si një ad hoc organizëm i përbërë nga zyrtarë të partive opozitare në Serbi, kanë dërguar edhe një komunikatë.

“Qëllimi i këshillit është që fuqimisht të mbështet politikën shtet formuese dhe Kushtetutën e Serbisë, që është mbrojtja e fundit e rrënimit të vendit dhe pengimit te gllabërimit të Kosovës dhe Metohisë”, thuhet në komunikatë.

Tubimi i parë do të mbahet më 29 shtator në Beograd në qendrën “Sava”, transmeton B92.

I gjithë ky tubim, sipas organizatorëve është kundër zgjedhjeve lokale me të cilat, siç thonë, do të ndihmojë rrumbullakimin e pavarësisë së rrejshme të shtetit te Kosovës.

Në këshill është edhe ish presidenti dhe kryeministri serb, tani kryetari i DSS, Vojislav Koshtunica, Matija Beçkoviq, Milovan Danojjliç, Vasilije Krestiq, Svetomor Arsiq. Kosta Çavoshki, Sinisha Kovaçeviq. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›