E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtarë të Millosheviçit kandidojnë në Gjakovë

Lëvizja Vetëvendosje i bën thirrje opinionit publik që të ngrijë zërin kundër çertifikimit të listës “ Iniciativa Qytetare Serbe “ . Kjo për arsye se në të gjenden emra si Gjokica Stanojeviç i cili ka qenë udhëheqës i Komunës së Gjakovës gjatë kohës së masave të dhunshme të regjimit të Millosheviqit dhe ardhja e tij e mëhershme në qytetin e Gjakovës është konsideruar si provokim nga organizata të ndryshme dhe banorët e Gjakovës.

Sipas VV-së, ky çertifikim është i paligjshëm pasi që kandidatët për Asamble në Komunën e Gjakovës, nuk janë banorë të qytetit të Gjakovës dhe nuk gjenden në listën përfundimtare të votuesve për Komunën e Gjakovës.

“Certifikimi i listës “ Iniciativa qytetare serbe “ nga KQZ vjen si pasojë e bisedimeve me Serbinë të udhëhequra nga koalicioni qeveritarë PDK-AKR dhe subjekteve tjera që marrin pjesë dhe mbështesin këto bisedime të cilat Lëvizja VETËVENDOSJE i ka kundërshtuar, duke ditur që këto do të sjellin dëme të tilla që rezultojnë me shkelje të ligjit siç është rasti me çertifikimin e “ Iniciativës qytetare serbe ”, thuhet në komunikatën e VV-së.
 

Stanojeviç ka qenë ish zyrtar i lartë i Drejtorisë për punë të brendshme në qeverinë e Millosheviçit, si dhe i ashtuquajtur kryetar i komunës së Gjakovës, strukturë paralele. 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›