E Diel, 1 Nëntor 2026

Akte shpifjeje dhe sulme antikushtetuese ndaj presidentit Nishani

20-08-2013 / Gazeta 55

Presidenti i Republikës Bujar Nishani i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme të nisë hetimet për shantazh nga mazhoranca e re. Edi Rama ka hartuar një platformë shantazhi përmes së cilës synon të nënshtrojë të gjitha institucionet kushtetuese dhe të pengojë përmbushjen e kompetencave nga kryetari i shtetit. Presidenti i Republikës i siguron qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë se do të vazhdojë pa u ndalur asnjë çast përmbushjen e detyrave kushtetuese

Presidenti i Republikës Bujar Nishani i kërkon Prokurorit të Përgjithshëm të nisë hetimet ndaj shantazheve që i bëhen nga ana e mazhorancës së re qeverisëse. Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të Presidencës në internet, kreu i shtetit shkruan se përfaqësues të lartë të shumicës së re qeverisëse, kanë adresuar publikisht akuza të paqena ndaj familjes së Presidentit te Republikës, për të ashtuquajturën lidhje në pronësi mbi truallin ku sot ndodhet godina e selisë së Partisë Demokratike. Presidenti i quan keto shpifje të neveritshme dhe të përsëritura dhe deklaron se familja e bashkëshortes së Presidentit nuk ka lidhje pronësie mbi truallin e godinës në fjalë. Në këto rrethana Nishani, i kërkon kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, i propozuar për postin e Kryeministrit, ta ndalë urgjentisht këtë fushatë qe ai e quan te padenjë, kundër Kreut të Shtetit. Në deklaratë theksohet se, ky akt shpifjeje eshte nje sulm i rëndë antikushtetues me ngjyrim të qartë politiko-propagandistik qe synon të terrorizojë psikologjikisht familjen e Presidentit të Republikës. Presidenti Nishani, kërkon nga cilindo shtetas shqiptar që çdo pretendim për shkelje të Ligjit nga ana e Presidentit të Republikës ta denoncojë normalisht në institucionet përkatëse të Drejtësisë.  Në deklaratë thuhet se institucioni i Presidentit të Republikës, në asnjë rast dhe për asnjë arsye, nuk duhet, nuk mund, dhe nuk është përfshirë kurrë në luftën politike mes shumicës dhe pakicës parlamentare. Presidenti i Republikës i siguron qytetarët shqiptarë dhe partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë se do të vazhdojë pa u ndalur asnjë çast përmbushjen e detyrave kushtetuese, sado të rrejshme qofshin shpifjet, dhe sado të ulëta dhe të padenja shantazhet.  Ndërkaq dy ditë më parë, Institucioni i Presidencës akuzoi aktorë të mazhorancës së re qeverisëse për shantazhe, shpifje e kërcënime ndaj kreut të shtetit. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Presidenca shpreh shqetësim për atë që e cilëson si “nisje të një platforme shantazhi dhe kërcënimi ndaj këtij institucioni dhe funksionimit të tij kushtetues”. Presidenca konsideron si shpifje akuzat e fundit në drejtim të këtij institucioni, për akordimin e fondit shtesë nga qeveria ende në detyrë, që u komentua si një formë shpërblimi që kryeministri Berisha i bëri kreut të shtetit, pas firmosjes së vendimit për shndërrimin e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë në selinë e re të Partisë Demokratike.  Presidenca sqaron se fondi shtesë i akorduar nga qeveria do të përdoret për realizimin e Samitit të 5-të, të Presidentëve të Ballkanit Perëndimor, i cili sipas sistemit të rotacionit, këtë vit organizohet në Shqipëri me 16-17 shtator 2013.  “

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›