Akti III Pacquiao-Markez ne ring

Nuk është se është një ndeshje që kërkon promocion, por kjo nuk i ka penguar kampionin Manny "Pacman" Pacquiao dhe Juan Manuel Marquez të thonë gjithçka për përballjen e tyre për titullin kampion në peshën e mesme, që do të zhvillohet në 12 nëntor në Las Vegas.
Boksierët janë gati për aktin e tretë të luftimit midis tyre dhe parashikohet një betejë spektakolare, mes dy boksierëve të talentuar. Pacquiao dhe Marquez do të dalin në ring për herë të tretë, për brezin e kampionit në versionin VBO. "Kjo është përgjigjia për cdo dyshim, për të gjitha ndeshjet e kaluara me Marquez. E di dhe besoj se ai është i etur për ta fituar këtë ndeshje dhe do të stërvitet fort.
Por ashtu si para 5 vjetësh, unë do të jap më të mirën", u shpreh Pacquiao. Dueli i parë mes tyre përfundoi me një barazim të kontestuar, ndërsa sfida e dytë përfundoi në favor të Pacquiaos, me vendim jo unanim. "Këtë ndeshje dua t’ia dedikoj popullit meksikan, të gjithë familjes sime dhe vjehrrit tim që u nda nga jeta dy muaj më parë. Kjo ndeshje është e dedikuar të mbetet në memorje," ka thënë Marquez. Sfida e tretë mes dy boksierëve është promovuar nga Top Rank dhe do të zhvillohet në arenën e MGM Grand në Las Vegas.
Eno Skarço