Reforma zgjedhore Dule Nuk vendosim kushte per PS-ne

Ndryshe nga aleatet e tjerë të PS-së, kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule deklaron se nuk do të paraqesë te partia më e madhe në opozite kushte për reformën zgjedhore. Dule thotë se sistemi aktual ka vend për përmirësim, por përcaktimi duhet të bëhet gjithmonë mbi propocionalin dhe përmirësimi i sistemit aktual duhet të bëhet mbi të.
“Ne nuk jemi parti e kushteve. Jemi të hapur dhe me këmbëngulje do të kërkojmë dialog të detajuar mbi variantet e sistemeve zgjedhore që do të hidhen mbi tavolinë. Sistemi aktual lë të papërfaqësuara përqindje të cilat nuk mund të papërfillshme për situatën politike në vendin tonë. Mund të gjendet një sistem më i përshtatshëm, më përfaqësues”-tha Dule.
Më shumë sesa sistemi Dule thotë se zgjedhjet në Shqipëri kanë pasur problematikën më të madhe nga administrimi partiak. Ai beson se në Shqipëri ka njerëz të pavarur të cilët mund të jenë administratorë të zgjedhjeve.
“Jo gjithmonë fajin e ka pasur sistemi. Aspekti më problematik i zgjedhjeve ka qenë administrimi i tyre. Është momenti të lëmë përvojën e hidhur të komisioneve të të gjitha niveleve, partiake mënjanë dhe të besojmë te qytetari i pavarur sado që shumë qeshin kur përmendim “të pavarur” por po, në vendin tonë ka shumë njerëz të pavarur, individë të cilat vënë interesat jo partiake mbi ato partiake, sepse janë interesat e vendit dhe të shoqërisë”-theksoi ai.
Ndalur të raporti me PS-së, Dule thotë se marrëdhëniet janë normale, të bazuara mbi interesat e përbashkëta, por edhe në pika që ndahen me PS për shkak të programeve elektorale të ndryshme.
Rovena Moçka