Akti normativ per lirimin e banesave miratohet vetem me votat e mazhorances

Ligjvënësit kanë nisur diskutimet në Kuvend për aktin normativ për lirimin e banesave të ish-pronarëve. Ky akt, ashtu siç pritej ka sjellë jo pak debate mes pozitës dhe opozitës në parlament, për shkak të qëndrimeve të ndryshme mbi një çështje të tillë. Ndërkohë që deklaratat e bëra më herët nga PS e PD gjatë diskutimeve në komisionet e posaçme parlamentare ku u trajtua një akt i tillë dhanë qartazi pozicionet e secilës palë për çështjen në fjalë.
Deputeti i PD-së, Gerti Bogdani gjatë diskutimit të tij në seancë e cilësoi lirimin e banesave, si shumë të rëndësishëm. Sipas tij, qëndrimi i opozitës as më shumë e as më pak është justifikim për të mos votuar aktin normativ, që është pjesë e kritereve të BE-së.
Ndërkohë që duke folur në emër të ligjvënësve socialistë, Saimir Tahiri akuzoi qeverinë se ka keqësuar konfliktin pronave. “Akti normativ që vjen sot, i paraprin dy nismave të qeverisë, të këtij Kryeministri, të dyja të hedhura poshtë nga Gjykata Kushtetuese, se nuk i japin zgjidhje pronarëve dhe qiramarrësve”, vlerësoi Tahiri. Por ka qenë ndërprerja e fjalës, pas tezaurimit të minutazhit të përshtatshë, ai që ka sjellë dhe reagimin e ashpër të Tahirit, i pasur dhe me ndërprerjen e seancës. “Zonja Topalli e di që ju vjen më për mbarë të silleni si kujdestare të ndonjë konvikti vajzash dhe jo si kryetare. A e dini sa problem ka me pronat. Janë vrarë 8 mijë 100 qytetarë në mbarë vendin. Më shumë se 1 qytetar në ditë. Koston e mban klasa politike. Ju thoni le të vriten”,tha Tahiri. Pas rinisjes së diskutimeve, ministri i Transportit, Sokol Olldashi, i cili argumentoi domosdoshmërinë e miratimit të këtij akti normativ. Në mbyllje të këtyre diskutimeve Kuvendi miratoi me 67 vota pro projektligjin, ndërsa opozita parlamentare zgjodhi të mos marrë pjesë në votim.