E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet ne vendet e uleta

Vendet e ulëta sot zgjedhin qeverinë e re. Të favorizuar janë socialdemokrati Diederik Samsom,  i cili është në mbrojtje të monedhës euro dhe që sipas sondazheve është shumë pranë kryeministrit Mark Rutte. Politikat kundër euros duket se nuk kanë gjetur shumë mbështetje për socialistët e Emil Roemer që ishin të parët në sondazhe në fillim të fushatës elektorale por që tashmë ndodhen të tretët. Popullaritet në rënie ka shënuar dhe ekstremi i djathtë i Gert Vilders, që rrëzoi qeverinë për shkak të mosmarrëveshjeve për planin e shpëtimit dhe që mbron idenë e daljes nga zona e euros së Hollandës. Gjithësesi analistët shprehen se është e vështirë që partitë kundër euros të jenë pjesë e ekzekutivit të ardhshëm. Gjithësesi do të kenë peshën e tyre në politikën hollandeze që sa vjen e më shumë armiqësohet me Brukselin. Duke e fajësuar këtë të fundit se p anëtarëson më shumë vende se sa duhet dhe se janë të tjerët që bëjnë ligjet në fushën e financës. Euroskeptikët, socialistët dhe ekstremi I djathtë mund të marrin një të tretën e vendeve në parlament. Ata shprehin një zemërim ndaj Bashkimit Europian që asnjë qeveri e ardhshme mund të injorojë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›