E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kandidatet per Kryetar te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve

Kandidatët për kryetar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në bazë të përcaktimeve në Kodin Zgjedhor, kanë afat të dorëzojnë kërkesat, pranë Kryesisë së Kuvendit, deri në mesnatën e ditës së enjte. Sipas ligjit zgjedhor, zgjedhja e kryekomisionerit kalon për mes një konkursi. Të gjithë kandidatët, të cilët duhet të kenë së paku 10 vjet përvojë pune në fushën e drejtësisë, administatën publike, administrimin zgjedhor, kanë të drejtë të paraqesin pranë Komisionit parlamentar të Ligjeve kërkesën për kandidat të kryetarit të KQZ-së. Më pas, sipas ligjit, Komisioni përzgjedh dy kandidaturat me mbështetjen më të madhe, për t’ia kaluar në votim seancës plenare. Kryetari i KQZ-së zgjidhet kandidati që merr më shumë së gjysmën e votave të deputetëve në Kuvend. Ndërkohë, sa i takon 6 anëtarëve të tjerë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sipas ligjit, Kuvendi duhet t’i votojë brenda mesit të muajit shtator.
Kodi Zgjedhor përcakton se anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë mandat 6-vjeçar, ndërkohë që mandati i kryetarit është 4-vjeçar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›