E Diel, 1 Nëntor 2026

Aktivistë të Shoqërisë Civile, protestë në Lushnje: “O Kreshnik o Hajdut, Lekët e Xhakjes, ku i ke fut”

27-09-2012 / Gazeta 55

Qytetarët e Lushnjës qëllojnë me vezë kreun e Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, e quajnë kriminel dhe gjobëvënës

Qytetarët e Lushnjës të irrituar ka goditur dje me vezë dhe domate kryetarin e Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu. Ky reagim i qytetarëve lushnjarë ka ardhur pas një proteste që 20 aktivistë të AKZ-së kanë organizuar kundër Drejtorisë së Spitalit Lushnjë duke e motivuar këtë protestë më  faktin që disa punonjës të këtij spitali janë hequr nga puna me pa të drejtë.
Reagimi i qytetarëve ka ardhur në momentin kur drejtuesi e Aleancës Kuqezi ishte duke mbajtur fjalën e tij para aktivisteve. Duke mos pranuar faktin e përdorimit politik të një çështjeje të tillë qytetarët kanë goditur me vezë aktivistët nën moton “O Kreshnik o Hajdut, Lekët e Xhakës ku i ke fut?”.
Qytetarët kanë deklaruar për median e pranishme në vendngjarje se goditja me vezë dhe domate është pikërisht ajo çfarë meriton Aleanca Kuqezi dhe Kreshnik Spahiu duke bërë thirrje që një reagim i tillë të jetë në të gjithë vendin.
Qytetarët janë shprehur AKZ është kthyer tashmë në një parti gjobëvënës.
Sipas qytetarëve të Lushnjës Aleanca Kuqezi dhe kryetari i saj kanë lidhje të forta me botën e krimit pasi sipas tyre bizneset që drejtohen nga kriminelët financojnë Aleancën Kuqezi dhe aktivitetet e saj.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›