Aktivistes bjelloruse i ndalohet udhëtimi në BE

Një tjetër aktiviste e opozitës bjelloruse është ndaluar të udhëtojë drejt Bashkimit Evropian.
Kryetarja e Lidhjes Bjelloruse të Gazetarëve, Xhana Litvina, ka theksuar se policia kufitare e ka ndaluar atë në aeroportin ndërkombëtar të Minskut, duke e penguar të udhëtojë drejt Varshavës.
Litvina tha se autoritetet policore nuk i kanë dhënë ndonjë shpjegim.
Nga udhëtimi drejt vendeve të huaja është ndaluar një numër i kritikëve të tjerë të presidentit bjellorus, Aleksander Lukashenko.
Zyrtarët nuk i kanë komentuar raportet që thonë se qeveria ka krijuar listën e gazetarëve, aktivistëve të opozitës dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut, që e kanë të ndaluar të largohen nga Bjellorusia.
Ndalimi i tyre vjen pas zgjerimit të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër autoriteteve të regjimit bjellorus, për shkak të shtypjes që i bëjnë opozitës dhe shoqërisë civile.