E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nigeri, vritet vrasësi i dy inxhinierëve

Personi që dyshohet se planifikoi pengmarrjen e shtetasit britanik dhe atij italian në Nigeri ka vdekur, ka bërë të ditur policia sekrete e vendit afrikan.

Shërbimi Shtetëror i Sigurisë deklaroi se Abu Mohammed ka vdekur pasi mbeti i plagosur në një shkëmbim zjarri gjatë operacionit për kapjen e tij.

Militantët islamikë rrëmbyen Chris McManus dhe Franco Lamolinara në maj të vitit të kaluar, në një lokalitet në veri-perëndim të Nigerisë.

Dy inxhinierët humbën jetën kur forcat speciale britanike dhe ato nigeriane u përpoqën t`i lironin ata javën e kaluar.


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›