Aktivistët e “Vetëvendosjes” thonë se janë torturuar
Aktivistë të lëvizjes “Vetëvendosje” thanë sot, gjatë një konference me gazetarë, se gjatë intervenimit policor, më 12 qershor, janë torturuar në mënyrën më çnjerëzore. Rrahjet dhe goditjet në organet e ndjeshme, sipas Salih Zybës e Frashër Krasniqit, kanë vazhduar edhe brenda stacionit të policisë.
Sipas tyre, ka pasur presion edhe tek mjekët që mos të bëjnë raportet reale të gjendjes shëndetësore.
Aktivisti Salih Zyba tregoi se gjatë aksionit për arrestimin e liderit Albin Kurti, edhe ky është goditur në kokë me një bocë hekuri dhe më vonë disa policë qëllimisht e kishin goditur edhe në organet tjera të ndjeshme.
“Ata më shanin dhe njëri prej tyre përdori shishen me sprej për të më goditur në kokë. Pastaj më nxorën jashtë. Derisa po më bartnin jashtë një polic që më kishte kapur më tha ‘mos lëviz se ndryshe do të të vrasin’. Nuk e di nëse ai kishte parë çfarë ka ndodhur brenda, ose nëse ai dinte diçka tjetër, por qëndrova i qetë atëherë. Më hodhën mbi dyshemenë e furgonit të policisë dhe me çuan në stacion. Në stacion më futën dy policë. Sapo kaluam derën ata filluan të më goditnin në kokë”, ka rrëfyer Zyba, transmeton KosovaPress.
Edhe aktivisti tjetër, Frashër Krasniqi ka treguar për dhunën e tepruar të policisë dhe rrahjen që i është bërë edhe brenda stacionit të policisë. “Nuk mbaj mend shumë nga arrestimi, sepse kisha një reaksion nga spreji dhe mezi mund të merrja frymë, kam alergji shumë të rënda. Më kanë çuar në një dhomë të madhe të konferencave, ku filluan të më rrihnin në kokë me grushta dhe kam qenë gati pa vetëdije. Mbaj mend se kam shikuar lart nga dyshemeja dhe kam parë për një çast Saliun me fytyrë të përgjakur derisa po e rrihnin në korridor, por sytë e mi ishin të zënë dhe nuk mund të shikoja për kohë të gjatë”, ka thënë Krasniqi.
Aktivisti Xhelal Sfeçla konsideron se fakti që policët kanë dhënë goditje edhe kokë mund të konsiderohet si tentim vrasje. Të pyetur nëse do të ngrisin ndonjë padi për rastin, Sfeçla ka thënë se si “Vetëvendosje” nuk kanë besim në institucionet e ankesave dhe gjykata të Kosovës, por nuk kanë përjashtuar mundësinë që t’iu drejtohen institucioneve ndërkombëtare.