E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muja lyp shtyrjen e afatit për ndryshimin e emblemës

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, përmes një letre i ka kërkuar kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, që ta zgjasë edhe për dy muaj afatin lidhur me ndryshimin e emblemës së kësaj komune.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes telefonit për Klan Kosova vetë i pari i këtij qyteti Ramadan Muja.

Muja tha se ia ka kërkuar Hasanit këtë gjë për shkak se Kuvendi Komunal nuk ka arritur të organizojë një mbledhje për këtë çështje, ndërkaq që një e tillë kishte dështuar me 8 qershor si pasojë e bojkotit të opozitës.

Vendimi i Kushtetueses, i cili erdhi pas padisë se një padie nga një këshilltar minoritar i Prizrenit, e i cili e obligon komunën të ndryshojë emblemën, skadon nesër.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›