E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy shqiptarë kapën me 11 kilogramë drogë në Itali

Policia italiane ka arrestuar dy shtetas shqiptarë, të cilët kishin me vete rreth 11 kg lëndë narkotike. Arrestimi i dy shtetasve shqiptarë ndodhi në qytetin e Pescaras.Sipas policisë italiane, të ndaluarit janë Edi Rizai, 27 vjeç dhe Elton Begaraj, 31 vjeç, si dhe shtetasi italian Juri Di Blasio, 36. Mësohet se vlera e lëndës narkotike kapte shumën e 110 mijë eurove, transmeton Shekulli online.

Të arrestuarit gjatë momentit të arrestimit udhëtonin në dy mjete të ndryshme, një furgon dhe një automjet tip Mercedez gjatë momentit të ndalimit. Droga e cila kap vlerën ishte e ndarë në 7 pako./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›