E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, zëdhënësi paguhet më shumë se Putini

Në faqen e qeverisë ruse në Internet janë publikuar të ardhurat e zyrtarëve më të lartë të Rusisë.

Sipas të dhënave del se zëdhënësi Dmitry Peskov merr më tepër se presidenti Vlladimir Putin.

Të ardhurat e Putinit për vitin 2012 ishin 5 790 823 rubla (afërsisht 187 mijë dollarë), ndërsa zëdhënësi i tij Peskov ka fituar 6 366 735 rubla (afërsisht 205 mijë dollarë).

Kryeministri Dmitry Medvedev, poashtu, ka marrë pak më tepër se presidenti. Ai për vitin 2012 ka deklaruar të ardhura prej 5 814 351 rubla (187 500 dollarë)./Indekosnline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›