E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi bën kompromis edhe me kryesinë e PDK-së në Gjilan

Hashim Thaçi pos që u detyrua të arrijë kompromisin për emrin e kryetarit të degës së PDK-së në Gjilan, u “tregua” zemërgjerë dhe lejoi edhe zgjerimin e kryesisë së PDK-së.

PDK-ja në Gjilan më herët ka pasur një kryesi prej 25 vetave, kurse tani ajo është shtuar edhe për shtatë anëtar të rinj, përkatësisht ka arritur në 32. Shefik Surdulli, sekretar administrues në PDK, tha për rajonipress se emrat e rinj e kanë freskuar PDK-në e Gjilanit dhe se me zgjedhjet e fundit vërehet një optimizëm dhe një mobilizim i tërë kryesisë dhe anëtarësisë. Sipas tij, emrat e rinj në kryesi të degës që kanë kaluar në takimin e fundit të Këshillit Drejtues janë: Xhemajl Salihu, Hevzi Xhelili, Sami Hoxha, Sami Salihu, Salije Mustafa, Gani Neziri dhe Burhan Selmani./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›