E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfundon pa deklarata takimi Kosovë-Serbi

Dita e dytë e dialogut teknik midis Prishtinës dhe Beogradit për zbatimin e Marrëveshjes së 19 prillit ka përfunduar pa deklarata për publikun.

Bisedimet kanë nisur të mërkurën në Bruksel, në nivel ekspertësh, dhe pritet të vazhdojnë edhe nesër, transmeton Rel.

Palët janë duke diskutuar për gjyqësorin dhe policinë.

Ato duhet të dakordohen në lidhje me mënyrën se si strukturat serbe të sigurisë dhe gjyqësisë në veri do të integrohen në sistemin e Kosovës./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›