Aktivitet rajonal ne Tirane per sigurine dhe mbrojtjen

Aktiviteti rajonal ne Tirane promovon metoda te perbashketa arsimimi dhe trajnimi ne perputhje me ato te NATO-s. Keto metoda inkurajojne te mesuarit aktiv dhe krijues shkembimin e kulturave dhe pervojave profesionale te drejtuesve te ardhshem te rajonit ne fushen e sigurise dhe te mbrojtjes. Ne thelbin e tyre keto metoda qe aplikon NATO kane nje filozofi pergatitjen per te perballuar situata komplekse te panjohura ne fushen e sigurise dhe te mbrojtjes.
N/Kolonel lirim Toci qe mban titullin shkencor Doktordrejtor i sektorit te strategjise dhe politikave te mbrojtjes ne Akademine shqiptare te Mbrojtjes thote per DW se kursi eshte ndertuar ne baze modulesh dhe se ai adreson ceshtjet me te diskutueshme sot ne fushen e sigurise dhe te mbrojtjes duke ruajtur ngjyrat rajonale.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nen/kolonel Dr. lirim TociModuli i pare trajton temen e mjedisit bashkekohor te sigurise dhe te procesevete sigurise kombetare moduli i dyte trajton ceshtje te sigurise aktuale me te cilat ballafaqohet rajoni dhe vendet e tjera te NATO-s i treti ato per sigurine bashkepunuese dhe moduli i fundit ceshtje te reformes ne sektorin e sigurise thote ai
Qellime dhe objektiva
Kater modulet u drejtohen ushtarakeve te larte nga 6 vendet e rajonit. Nga Shqiperia Serbia Turqia Italia Bosnje- Hercegoviona Kosova sakteson Nen/Kolonel Toci.
Tradita e zhvillimit te kurseve te tilla rajonale eshte mbi 10 vjecare. Por kete vit synohet qe permes kombinimit te 4 moduleve te permiresohet besimi dhe klima pozitive mes strukturave ushtarake te rajonit. Mbi kete baze te promovoje bashkepunimin mes vendeve te rajonit te nxise nismat dhe parimet e sigurise dhe paqes ne rajon si vlera te qenesishme te procesit te integrimit ne NATO dhe ne BE.
Objektivat qe synohen te arrihen gjate ketij kursi lidhen me paraqitjen dhe te kuptuarit e koncepteve te sotme te sigurise dhe mbrojtjes ne forcimin e sigurise rajonale dhe te institucioneve te mbrojtjes duke eksploruar menyra bashkepunimi per ceshtje te tilla si kontrolli demokratik i Forcave te Armatosura dhe i marredhenieve mes struktuarave ushtarake dhe atyre civile.Bildunterschrift Samiti i fundit i NATO-s ne Lisbone ku merr pjese edhe kryeministri i Shqiperise Sali Berisha
Rajoni i Ballkanit mbetet vulnerabel nga korrupsioni dhe krimi i organizuar gje qe e ben bashkepunimin rajonal nje domosdoshmeri per t i fituar betejat kunder tyre. Po keshtu edhe per te parandaluar aktet terroriste nga te cilat rajoni i Ballkanit nuk eshte i imunizuar.
Bashkepunim ne vend te konflikteve te armatosura
Realizimi i qellimeve dhe objektivave ne kete kurs te larte rajonal shtrojne rrugen e konsolidimit te sigurise dhe paqes ne nje rajon qe perjetoi konflikte te egra te armatosura. Por zevendesimi i tyre me bashkepunimin eshte i dukshem edhe ne pjesemarrjen e perfaqesuesve nga Serbia adhe Kosova.
Per here te pare ushtarake nga Serbia dhe Kosova ulen ne nje tavoline dhe diskutojne per ceshtje te mbrojtjes dhe sigurise. Ky eshte nje zhvillim i ri cilesor. Rajoni i Ballkanit jeton nje realitet te ri ku flitet per bashkepunim dhe kur konflikte te armatosura kane mbetur ne te shkuaren. Pjesemarrja e ushtarakeve nga Kosova dhe Serbia eshte nje sukses i kursit te larte per sigurine dhe mbrojtjen 2010. thote Nen/Kolonel Toci.
Eksperte dhe lektore te NATOs
Ne kursin e larte te Akademise shqiptare te Mbrojtjes lektoret jane eksperte dhe pedagoge te njohur te NATO-s. Akademia ka bashkepunime me Qendren Marshall ne Gjermani nje qender gjermano-amerikane qe merret me ceshtjet e sigurise dhe te mbrojtjes por edhe me Qendren e Studimeve te Mbrojtjes se Forcave te Armatosura te Italise si edhe me lektore te vecante nga Gjermania Kroacia Mali i Zi dhe Maqedonia.
Bashkepunimi - celesi i suksesit ne luften kunder terrorzmit.
Pjesemarrja e ushtarakeve te larte nga vendet e rajonit eshte nje rast edhe per te njohur dhe diskutuar konceptin e ri strategjik te NATO-s te prezantuar ne samitin e fundit ne Lisbone javen e kaluar. Perballja me terrorizmin perben nje nga objektivat paresore te ketij koncepti. Vetem me bashkepunim dhe perqendrim forcash mund ti parandalojme aktet terroriste jo vetem ne rajonin e Ballkanit por edhe atje ku ato e kane burimin. thote Nen/Kolonel lirim Toci.
Shqiperia u pranua anetare me te drejta te plota ne NATO ne samitin e Strasburgut me Prill 2009 dhe merr pjese me trupa luftuese ne Irak dhe ne Afganistan si edhe me njesite e veta te dislokueshme ne misione paqeruajtese te Aleances Atlantike.
Autor Ani Ruci
Redaktoi Lindita Arapi