E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeverite evropiane luftojne per stabilitetin e valutes

Mekanizmievropian i krizave ka nevoje te permiresohet ne plan afatgjate. Keshtu u shprehen te enjten ne Berlin ministrja e Jashtme franceze Michele Alliot-Marie dhe homologu i saj gjerman Guido Westerwelle Ne duam nje euro qe te jete e mbrojtur ne plan afatgjate ndaj krizave permes nje mekanizmi te qendrueshem ndaj cdo lloj moti. Pritet qe ne samitin tjeter te BE-se ne 16 dhe 17 dhjetor te vendosen piketat per forcimin e mekanizmit antikrize.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministri i Jashtem gjerman Guido Westerwelle

Ndersa ministrja e Jashtme franceze Michele Alliot-Marie thote se Parisi dhe Berlini kane pozicione te njejta ne kete ceshtje. Pas takimit per here te pare me homologun e saj gjerman ne Berlin ajo terhoqi vemendjen per rrezikun qe ekziston nga spekulantet. Jemi te konfrontuar me nje sulm spekulativ ndaj Evropes dhe euros. Ky drejtohet kunder atyre vendeve qe ne syte e spekulanteve duken te dobta.

Kunder spekulanteve ndihmon vetem nje buxhet i konsoliduar

Fakt eshte aktualisht qe jo vetem Irlanda ndodhet ne rrezik por edhe per Spanjen dhe Portugaline po behet gjithnje e me e shtrenjte marrja e kredive ne tregjet financiare.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Michele Alliot-Marie ministrja e re e Puneve te Jashtme ne France

Ekonomia portugeze po paralizohet shume dege te saj nuk jane me te afta per konkurrence. Por edhe Spanja ka probleme te medha qe kur pellciti tollumbacja e fryre e tregut te pasurive te patundshme. Keto vende jane futur shume thelle ne borxhe dhe jane te varura nga pompimi i kredive te reja te tregjeve financiare. Kjo i ben ato vende te ndjeshme sepse normat e interesit per keto vende njohin vetem rritje.

Ministri i Jashtem gjerman Guido Westerwelle kunderpergjigjet Muri me i mire mbrojtes kunder spekulanteve eshte nje politike e konsoliduar buxheti ne vend. Valet e spekulimeve behen atehere te rrezikshme kur themelet kane pesuar carje.

Se cforme do te kete paketa evropiane e shpetimit pas vitit 2013 per kete vetem diskutohet aktualisht ne kancelarite evropiane. Po te beheshin gjerat sipas vullnetit te Frances dhe Gjermanise bankat do te duhej qe ne kete kohe te jepnin kontributin e tyre ne kapercimin e krizave ashtu sic perfitojne me ngjizjen e tyre.

Nje gje dihet Frika nga nje krize borxhesh evropiane sundon tregjet financiare megjithe ofrimin e ndihmes Irlandes ne masen e 85 miliarde eurove. Shefi i fondit evropian te shpetimit Klaus Regling perpiqet te qetesoje zerat per deshtimin e euros. Rreziku qe te deshtoje euroja aktualisht eshte zero i tha ai gazetes gjermaneBild te enjten.

Autor Kerstin Schweizer/Lindita Arapi

Redaktoi Bahri Cani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›