E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali i plehrave shqiptare ne Kroaci Drini dhe Buna shkaktare

Jane etiketat ne shqip ato qe kane zbuluar perkatesine nacionale te sasise se madhe te mbetjeve plastike dhe hedhurinave te tjera qe kane mberritur ne brigjet jugore te Kroacise. Nje zinzhir shkak- pasoje ka sjelle skandalin e pushtimit nga plehrat shqiptare te brigjeve jugore te Kroacise ne detin Adriatik.

Ermal Dizdari keshilltar per marredheniet me median ne Ministrine e Mjedisit thote per programin shqip te DW Ne Shqiperi eshte i njohur tanime fakti shume shqetesues i hedhjes se mbeturinave ne grykederdhjet dhe brigjet e lumenjve.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Lavdosh Ferruni nga levizja ambientaliste

Inspektim mbi zonat nga ku plehrat shqiptare jane nisur drejt bregdetit kroat

Prurjet e jashtezakonshme te lumenjve gjate ketyre diteve prej reshjeve te medha te shiut i kane cuar mbeturinat ne det qe andej rrymat detare i kane nxjerre ne brigjet kroate. Kjo e ka shnderruar faktin e njohur ne Shqiperi te hedhjes se lloj- lloj mbeturinave ne grykat e lumenjve ne nje katastrofe mjedisore ne brigjet kroate.

Megjithate autoritetet e Ministrise se Mjedisit kane filluar te inspektojne dhe monitorojne situaten per te zbuluar gjithe zinzhirin shkak-pasoje. Kemi angazhuar te gjitha strukturat e monitorimit dhe te inspektimit per te gjetur shkaqet qe sollen zhvendosjen e ketyre mbeturinave dhe sidomos te zbulojme se nga cilat zona te Shqiperise ato jane nisur drejt bregdetit kroat. Nderkohe presim bashkepunimin dhe kontaktet e metejshme me strukturat e linjes ne Kroaci thote Ermal Dizdari.

Por me mire sesa strukturat e linjes ne Kroaci shkaqet qe sollen kete situate alarmante i njohin ambientalistet ata qe perpiqen te ndryshojne situaten e veshtire ne Shqiperi lidhur me plehrat.

Lavdosh Ferruni eshte nje nga drejtuesit e levizjes ambientaliste ne Shqiperi. Ndotja e bregdetit kroat vjen ne kete rast nga mbetjet e grumbulluara ne bregdetin shqiptar kryesisht nga lumi Drin dhe Buna qe jane pruresit kryesore te ndotjeve. Per fat te keq ne nuk kemi nje sistem menaxhimi per te shmangur ndotjen e bregdetit shqiptar nga plehrat sidomos ne dimer kur ka periudha reshjesh intensive. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ndotja e Adriatikut - teme mjaft e diskutuar ne Kroaci

Per Ferrunin ky eshte nje fenomen i zakonshem qe ndodh ne bregdetin shqiptar dhe kombinimi me ererat e Jugut ne kete sezon i ka zhvendosur ato me shpejtesi drejt bregdetit kroat.

Sanksione nderkombetare per Shqiperine

Kombinimi i reshjeve te shiut me erera jo te Jugut si ne rastin e Kroacise por erera qe fryjne ne drejtime te tjera mund te cojne plehrat shqiptare gjate dimrit ne brigjet e Italise te Greqise apo Malit te Zi. Rasti i Kroacise thote ambientalisti Ferruni duhet te jete nje kembane alarmi per qeverine e Tiranes qe ajo te nise urgjentisht menaxhimin e mbeturinave. Per Shqiperine duhet te kete sanksione per rastin e ndotjes se brigjeve kroate qofte ne nivel nderkombetar qofte ne nivel bilateral thekson Lavdosh Ferruni.

Import plehrash europiane nga Shqiperia

Por perballe mundesise se sanksioneve ne Shqiperi ka nje situate qe per levizjen ambientaliste dhe shoqerine civile eshte paradoksale miratimi i ligjit nga maxhoranca e djathte per importin e plehrave nga vendet e BE kur Shqiperia nuk eshte ne gjendje te menaxhoje plehrat dhe mbeturinat e veta.

Asaj i mungon kuadri ligjor sipas standarteve te BE-se dhe po keshtu infrastruktura fizike. Levizja ambientaliste e Shqiperise ka filluar protestat per anullimin e ligjit.Importi i mbetjeve eshte nje nderrmarrje shume e rrezikshme qe mund te kete pasoja te parikuperueshme per Shqiperine. Per me teper qe menaxhim i keq i mbetjeve nga Europa ne fazen e riciklimit mund te krijioje ndotje mbi ndotje gje qe mund te perkeqesoje situaten parashikon Z.Ferruni.

Autor Ani Ruci

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›