Aktivitet sensibilizues për personat me aftësi të kufizuar
TIRANë- Këshilli Britanik në bashkëpunim me Fondacionin Vodafone Albania dhe Fondacionin shqiptar për të drejtat e njerëzve me aftësi të kufizuara kanë celur sot javën “Promovojmë gjithëpërfshirjen”. Kjo javë ka për qëllim sensibilizimin e organeve shtetërore dhe shoqërisë civile mbi arsimimin dhe punësimin e njerëzve me aftësi të kufizuara. Drejtoresha e Këshillit Britanik, Klara Sirs, tha se Shqipëria ka bërë hapa përpara në lidhje me përkrahjen e kësaj kategorie duke miratuar në dhjetor ligjin për personat me aftësi të kufizuara dhe në shkurt ligjin kundër diskriminimit.
Ambasadorja britanike në Tiranë Fiona Mekullham theksoi se ligji kundër diskriminimit ishte një hap shumë pozitiv përpara. Ajo shpjegoi se në Britani cështja e antidiskriminimit dhe mundësitë e barabarta janë në krye të axhendës. Ndërsa ministri i Punës, Spiro Ksera, tha se strukturat shtetërore nuk kanë bërë atë që duhet sa i përket punësimit të njerëzve me aftësi të kufizuar. Sipas Kserës ligji për punësimin e tyre thuajse nuk është zbatuar fare si nga administrata shtetërore ashtu edhe nga sektori privat.
(m.a/News24/BalkanWeb)