E Diel, 1 Nëntor 2026

Qytetarët ankohen për faturat e ujit: Po paguajmë dyfish

TIRANE- Faturat e fryra të ujit të pijshëm janë shndërruar në problem për shumë familje në kryeqytet. Banorët shprehen se gjatë muajve të fundit faturat janë dyfishuar duke u bërë të papërballueshme për buxhetet e tyre.

Drejtuesit e ujësjellësit të Tiranës pranojnë mundësinë e abuzimit me faturat nga faturistët. Ata u bëjnë thirrje qytetarëve që ti drejtohen zyrës së ankesave në Drejtorinë e ujësjellësit për cdo problem që kanë, pasi në rast se konstatohet mbivlerësim i faturës atëherë ajo kompensohet.

Drejtuesit e ujësjellësit vënë në dukje dhe një tjetër problem që ka rezultuar pas verifikimeve të kryera.
Sipas tyre, shumë familje në kryeqytet kanë sasira të konsiderueshme uji të papaguara për periudha të gjata kohore.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›