Topi pret delegacionin e NATO-s: Do përmbushim reformat
TIRANë- Në ditën e dytë të qendrimit në Shqipëri Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të Natos është pritur në takim nga presidenti i Republikës dhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave tona të Armatosura Bamir Topi. Në këtë vizitë të parë të tyre për vitin 2010 që nisi me Shqipërinë, anëtarët e delegacionit janë njohur me zhivillimet më të fundit në vend dhe situatën aktuale politike.
Presidenti Topi vuri në dukje se përmbushja me sukses dhe sa më e shpejtë e reformave integruese për tu integruar në Bashkimin Europain janë një prioritet i shtetit shqiptar, por edhe përgjegjësi përpara shtetasve shqiptarë dhe partnerëve ndërkombëtarë, të cilët kanë mbështetur në vazhdimësi konsolidimin e institucioneve dhe të një shoqërie demokratike në vendin tonë. Senatori italian De Gregorio vlerësoi rolin pozitiv dhe moderator të vendit tonë si faktor shumë i rëndësishëm për paqen dhe qëndrueshmërinë në rajonin ballkanik duke siguruar gjithashtu që vendet partnere dhe mike do të vazhdojnë të ofrojnë ndihmesën dhe mbështetjen për përmbushjen e aspiratave integruese everopiane të popullit shqiptar.
(m.a/News24/BalkanWeb)